Presidentja Vjosa Osmani ka lënë të kuptohet se kryeministrit Albin Kurti i ka penguar afërsia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, të cilën ajo tha se është ndërtuar pa asnjë koncesion ndaj Serbisë apo në raportet e brendshme.

Osmani tha se mbështetja ekonomike dhe ushtarake nga SHBA-ja është rritur dhe se kjo do të duhej të festohej nga të gjithë. “Ky do të duhej të ishte sukses të cilin e festojmë të gjithë bashkërisht, e jo sukses të cilin dikujt i pengon”, deklaroi ajo.

Sipas saj, është e pakuptueshme që afërsia e Kosovës me “aleatin e lirisë dhe sigurisë” të shihet si pengesë, duke shtuar se një gjë të tillë nuk e ka pritur kurrë.

“Edhe mbështetja ekonomike është e pakushtëzuar, edhe mbështetja ushtarake e keni parë se si është rritur dinamizmi ushtarak gjatë administratës Trump. Pra, këta kapituj të bashkëpunimit janë hapur pa na u kërkuar asnjë koncesion. As në dialog me Serbinë, as për raportet tona të brendshme”, ka deklaruar Osmani te Çim Peka.

“Pra, ky do të duhej të ishte sukses të cilin e festojmë të gjithë bashkërisht, e jo sukses të cilin dikujt i pengon. Unë e di që i pengon Serbinë, mirëpo nuk do duhej që afërsia jonë e madhe me aleatin tonë të lirisë, me aleatin tonë të sigurisë, me uniformën amerikane që 400 km të kufirit tonë akoma i ruan bashkë me policinë tonë, që kjo të jetë pengesë? Këtë nuk e kam pritur asnjëherë në jetën time”, tha Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *